Kanye West po rishkruan albumin e fundit duke ia dedikuar divorcit nga Kim Kardashian

Mediale Vip

Kanye West po rishkruan albumin e fundit duke ia dedikuar divorcit nga Kim Kardashian

Më: 12 janar 2021 Në ora: 13:01
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kanye West është duke rishkruar albumin e fundit.

Javën e kaluar lajmet se Kanye West dhe Kim Kardashian po ndahen pushtuan rrjetin, shkruan Mirror.

Ndonëse çifti nuk ka konfirmuar ende ndarjen, aludimet për këtë tashmë kanë pushtuar rrjetin.

Kanye West thuhet se po ndryshon albumin e tij të 10-të në studio me tekst për gruan Kim Kardashian-West ndërsa zërat vazhdojnë të rriten se çifti i famshëm po shkon drejt divorcit.

Një person i brendshëm i muzikës tha, “Albumi i ri i Kanye do të jetë në lidhje me prishjen e marrëdhënies së tij me Kim”, “Ai tashmë e ka shkruar atë për muaj të tërë”.

Burimi shtoi për The Sun se Kim i ka kërkuar Kanye që të jetë i respektueshëm ndaj familjes në muzikën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat