Këngëtarja njihet për paraqitjet e saj të shpeshta pa makijazh në publik.
Arilena Ara sapo ka postuar një fotografi të tillë duke u shfaqur natyrale
Ndonëse e angazhuar së fundi në studio për këngën e re, ajo ka gjetur kohë të postojë edhe një imazh.
“Mirëmëngjesi”, ka shkruar në mbishkrimin e postimit.
Ndryshe, Arilena ka venë në fokus fytyrën e saj në pozën që ka zgjedhur të shfaqet në fotografi, teksa shihet se ka vendosur një kapele në kokë dhe veshur mban një xhaketë.
Artistja nga Shqipëria ditët e fundit ka vizituar Prishtinën e cila ka qenë në një nga studiot për inçizimin e projektit të ri.
Rikujtojmë se, dy muaj më parë ka publikuar bashkëpunimin me Alban Skenderaj “A i sheh”.