Bieber ka lansuar albumin e ri “Justice”

Mediale Vip

Bieber ka lansuar albumin e ri “Justice”

Më: 21 mars 2021 Në ora: 20:13
Justin Bieber

Këngëtari i muzikës pop, Justin Bieber, gjatë javës që lamë pas e ka lansuar albumin e tij të gjashtë të titulluar, “Justice”.

Vetëm 13 muaj pas prezantimit të albumit “Changes”, kanadezi i famshëm ka sjellë projektin e ri që përmban plot 16 këngë.

Në këtë album, Bieber ka bashkëpunuar me artistë të shumtë, si Khalid, Chance the Rapper, the Kid LAROI, Dominic Fike, BEAM, Burna Boy e Benny Blanco.

Në një prononcim për revistën Vogue, këngëtari ka thënë se titullin e ka zgjedhur duke u bazuar tek emri i tij, por edhe te padrejtësia e madhe në botë dhe dëshirën e madhe që gjërat të ndryshojnë.

“E kam quajtur ‘Drejtësi’, sepse në këtë botë ka shumë padrejtësi dhe ka ekzistuar që nga fillimi i njerëzimit. Emri im vërtet do të thotë drejtësi, prandaj qëndron edhe kjo.

“Jam vërtet i nderuar që mund të kontribuoj dhe të krijoj muzikë që frymëzon dhe mund të lartësojë njerëzit në këtë kohë”, është shprehur Justin.

Krahas albumit, Bieber e ka publikuar edhe videoklipin e këngës së re, “Peaches”, në bashkëpunim me Daniel Caesar e Giveon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat