Ermal Mamaqi nuk “zë mend”, feston ditëlindjen në lokalin e natës gjatë orës policore! Elvana Gjata i vë flakën skenës! Kandidatja e PS i nxjerr pamjet

Mediale Vip

Më: 22 mars 2021 Në ora: 11:29
Ermal Mamaqi dhe Ami

Ermal Mamaqi ka shkelur sërish rregullat e pandemisë së koronavirusit, e këtë herë me festën e ditëlindjes së tij, në shoqërinë e një numri të madh të ftuarish.

Pavarësisht se disa javë më parë ai u gjobit për grumbullimin e shumë personave në një aktivitet trajnimi, kjo mesa duket nuk i ka shërbyer për të “zënë mend” bashkëshortes së tij, e cila i kishte organizuar festën surprizë, ku kishte shumë të ftuar.

Për festën e ditëlindjes së këngëtarit gjithashtu nuk është respektuar as ora policore, duke thyer kështu rregullat anti-covid.

Ermal Mamaqi është treguar i kujdesshëm duke publikuar vetëm foto me pak persona, por organizimin e festës me shumë të ftuar ia ka zbuluar kandidatja e PS-së për deputete në Tropojë, Arjola Demiraj.

Ajo ka publikuar në faqen e saj të Instagram-it momentet pikante të festës së Mamaqit, e cila ka zgjatur deri vonë.

Ka qenë Amarda Toska, ajo që është kujdesur t’i bëjë surprizën bashkëshortit të saj.

Ajo publikoi në Instagramin e saj një video, në të cilën shihet Ermali në mes të një skene të organizuar posaçërisht për të, si dhe shumë personazhe të njohur të ftuar.

“Për ty që ke ndriçuar si yll jetën time! Gëzuar ditëlindjen! Edhe pse është shumë vështirë të surprizash një njeri si ty, ja dola të mos më parashikoje këtë herë! Të dua shumë!”, ishin fjalët që Amarda zgjodhi për ta uruar partnerin e saj.

Image

Në Instastory-t e publikuara nga të ftuarit, shihen disa artistë që ngjiten në skenë për të performuar, ndër të cilët është edhe Elvana Gjata.

Këngëtarja e uroi fillimisht Ermalin nëpërmjet publikimit të një fotoje në rrjete sociale, krahas së cilës shkruante: “Gëzuam të gjithë bashkë në ditëlindjen tënde të 23-të. Çfarë bekimi, frymëzimi dhe model i vërtetë je Ermal Mamaqi! Kaq krenare për ty!”.

Aktori dhe producenti fillimisht publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto, ku shihej me një tortë në duar.

“Kam ditëlindjen sot! Nuk e di ça moshe jam. Më ka ngel kalendari te 23 vjeç”, shkroi krahas postimit me humor Mamaqi.

Ermali prej disa vitesh nuk është më pjesë e ekranit, pasi i është përkushtuar kinematografisë, si dhe pasionit të tij si “motivational speaker”.

Deri më tani, aktori ka realizuar dy filma: “2 gisht mjaltë” dhe “I love Tropoja”. E vetëm pak ditë më parë, ai njoftoi se shumë shpejt do të vijë me një serial të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat