Të zëna prej dy vitesh/ Jasmina sherr me ish-shoqen: Guxo dhe ngacmo Andin se ke për ta parë

Mediale Vip

Të zëna prej dy vitesh/ Jasmina sherr me ish-shoqen: Guxo dhe ngacmo Andin se ke për ta parë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 20:06
Jasmina, Ola Zenelaj

Ola Zenelaj është konkurrentja e re e Përputhen. Ajo është 22-vjeçare student e shkencave politike në Tiranë.

Ajo la gojëhapur djemtë që po prisnin me padurim hyrjen e re. Ajo fshihej pas derës sekrete ku bëri edhe një kërcim.

Por diçka e re u mor vesh që ajo dhe Jasmina kanë qenë shoqe më parë, por se prej dy vitesh nuk flasin më.

Debati mes tyre filloi që kur ajo tha se Andi ishte në preferencat e saj.

“Zoti më ka bërë një nder që ka dy vite që më ka bërë ta kem larg këtë njeri. Por me Andin s’ke punë. Ke për ta parë sa do të t’i hedhë sytë ty ai. Guxo dhe ngacmoje se ke për të parë demonët e mi që nuk janë zgjuar ende,” tha Jasmina.

“Pse jemi zënë ne ta tregojë vetë Jasmina, megjithatë unë do vazhdoj me pëlqimet e mia,” tha Ola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat