Don Phenom paralajmëron mega-hite në albumin e ri

Mediale Vip

Don Phenom paralajmëron mega-hite në albumin e ri

Më: 20 maj 2021 Në ora: 17:44
Don Phenom

Don Phenom ka një paralajmërim për fansat.

Reperi Don Phenom ka kohë që ka njoftuar se po punon rreth një albumi të ri, ndërsa pritjes së fansave duket se po i vjen fundi.

Me anë të postimit të fundit, artisti ka falënderuar fansat për durimin që e kishin gjithë kohë për pritjen e albumit, kurse paralajmëroi shumë hite.

“Kumara II do sjell disa mega hite, falenderoj fansat e mi per durimin !!! “, shkruan Don Phenom, i cili edhe këtë herë nuk dha datë për albumin.

“Freestyle” mbetet projekti i fundit muzikor nga Don Phenom, i cili është publikuar vitin e kaluar. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat