“Sila”, kënga më e re e Xhensila Myrtezajt publikohet të dielën e ardhshme

Mediale Vip

“Sila”, kënga më e re e Xhensila Myrtezajt publikohet të dielën e ardhshme

Më: 30 maj 2021 Në ora: 10:51
Xhensiila

Këngëtarja njoftoi se tashmë ka gati projektin e saj të parë për vitin 2021.

Përmes rrjetit social, Instagram, artistja shqiptare, tregoi se ka xhiruar videoklipin dhe tashmë ka gati këngën ta hedh në platforma sociale.

Xhensila Myrtezaj, ndau pak sekuenca nga klipi, derisa zbuloi edhe titullin e këngës.

“Sila”, mban titullin projekti muzikor i këngëtares shqiptare të cilin do e lansojë me 9 qershor, pra të dielën e ardhshme.

Duke mos zbuluar detaje tjera, ajo la në pritje fansat për t’i surprizuar.

Ndryshe, “Panorama” është projekti i fundit muzikor i këngëtares i lansuar verën e kaluar në bashkëpunim me Ardian Bujupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat