Qeqa Krelani dashurohet me një futbollist

Mediale Vip

Qeqa Krelani dashurohet me një futbollist

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 13:01
Qeqa Krelani

Qeqa Krelani është një nga gazetaret e sportit më të përfolura në media.

Përveç karrierës së saj, ajo shpesh herë është në qendër të vëmëndjes edhe për jetën e saj personale.

Pavarësisht kësaj, Qeqa shprehet se dëshiron që këtë gjë ta shmangë pasi dëshiron që të identifikohet me gjëra profesionale dhe jo personale.

Si e ftuar në emisionin “Alarm” ajo gjithashtu tregoi se prej disa kohësh është duke jetuar një histori mjaft të bukur dashurie.

Gazetarja u shpreh se ishte hera e parë që ajo po përjetonte emocione të tilla kaq të forta.  Sipas saj kjo është edhe për faktin se personi krah saj është dikush që e mirëkupton dhe i jep krah.

Ndonëse nuk e zbuloi identitetin e personit në fjalë, ajo zbuloi se është dikush nga bota e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat