Dua Lipa po bëhet gati për albumin e tretë, por mendjen e ka akoma tek i pari!

Mediale Vip

Dua Lipa po bëhet gati për albumin e tretë, por mendjen e ka akoma tek i pari!

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 00:20
Dua Lipa

Para 4 vitesh Dua Lipa publikoi albumin e saj debutues “Dua Lipa”, i cili dha shumë famë dhe e ngjiti shpejt në majat e karrierës. Sot Dua Lipa është një nga artistët më të suksesshme të dekadës dhe ajo shprehet e bindur se nuk do të ishte këtu ku është nëse nuk do të kishte publikuar albumin e parë në kohën e duhur.

Me rastin e 4-vjetorit të lançimit të albumit “Dua Lipa”, këngëtarja është bërë nostalgjike dhe ka shkruar disa fjalë në Instagram.

“4 vite që nga publikimi i albumit tim debutues! Faleminderit të gjithëve që kanë qenë këtu gjatë gjithë rrugëtimit deri më tani! Jam shumë mirënjohëse për këtë album dhe për njerëzit e jashtëzakonshëm që njoha dhe mësimet që mora. Nuk do të isha e aftë të realizoja Future Nostalgia nëse nuk do të ishte për këtë album. Besoj se 4 vite fluturojnë shpejt kur kënaqesh”, shkruan Dua.

Ndërkohë Dua Lipa aktualisht po shijon suksesin e jashtëzakonshëm të albumit “Future Nostalgia”. Mirëpo kjo nuk është një arsye që artistja shqiptare të bëjë pak pushim pasi ajo së fundmi ajo ka zbuluar plane të reja të mëdha. Dua po përgatit albumin tjetër të radhës.

Lajmin e ka bërë me dije bashkëpunëtori i saj, Joe Kentish gjatë një interviste për “Variety”.

“Ajo po fliste për albumin Nr.3 kur sapo kishim bërë të dytin. Mbase jeni duke pritur që të bëjë një pushim por ajo thotë se “Mirë, çfarë tjetër?” Interesat, njohuritë, etja e saj për të mësuar gjëra të reja dhe për të kontrolluar atë që bën vetëm rritet dhe rritet. Ajo po merr kohë për të realizuar plotësisht albumin nga ana konceptuale, por besimi në vetvete për të nxjerrë diçka krejt ndryshe është i madh.”, tha ai.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat