The Weeknd takohet me Angelina-n dhe fëmijët e saj në një festë private

Mediale Vip

The Weeknd takohet me Angelina-n dhe fëmijët e saj në një festë private

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 07:12
Ilustrim

Angelina Jolie dhe The Weeknd u panë sërish në një dalje tjetër sekrete. Ata ishin të pranishëm në një koncert privat në Los Angeles gjatë fundjavës, pak ditë pasi filluan të qarkullojnë në media thashethemet se mes tyre ka lindur një romancë.

Llogaria e Instagramit Deuxmoi publikoi fotot e yjeve që morën pjesë në koncertin privat, ku këngëtari shfaqej me një grup miqsh, ndërsa aktorja me vajzat Shiloh dhe Zahara.

Një llogari fansash në Twitter, gjithashtu postoi fotot e Angelina-s dhe fëmijëve të saj me The Weeknd.

Një burim i brendshëm tha për The Sun se The Weeknd dhe Jolie janë 'thjesht miq' tani për tani, por këngëtari 31-vjeçar nuk e ka fshehur faktin se ai ka pasur një tërheqje të madhe ndaj saj për vite me radhë.

Çifti shkaktoi një boom të madh lajmesh në mediat rozë në fillim të këtij muaji, kur u fotografuan duke ngrënë darkë në Santa Monica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat