Fifi i kundërpërgjigjet ndjekëses me komentin ngacmues në Instagram

Mediale Vip

Fifi i kundërpërgjigjet ndjekëses me komentin ngacmues në Instagram

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 13:26
Fifi

Kantautorja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo nuk heziton që herë pas here t’iu kthejë përgjigje ndjekësve të saj, teksa në raste të caktuara edhe ua kthen me të njëjtën monedhë atyre që komentojnë negativisht.

Në disa fotografi të publikuara nga një dhomë hoteli në Shëngjin, Fifi ka pranuar një koment ngacmues nga një ndjekëse në Instagram.

Image

“Do ushqehesh edhe ti, gjynah. Hall i madh t’i marrësh plazhet me radhë”, kishte shkruar ndjekësja.

Ndërkohë, kantautorja i është kundërpërgjigjur duke shkruar: “Bravo, po më bjen keq që ti nuk ushqehesh dot më s’të lë burri me siguri”.

Image

Kjo nuk është hera e parë që ajo reagon ndaj komenteve të tilla, duke iu kundërpërgjigjur ashpër atyre që drejtojnë kritikat të pa baza ndaj saj.

Ndërkohë, kënga e fundit që Fifi solli mbetet bashkëpunimi me Brunon, “Fiksim” – cili pati mjaft sukses në finalen e festivalit ‘Kënga Magjike’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat