Justin Bieber po kryeson listën e nominimeve në “MTV Video Music Awards”

Mediale Vip

Justin Bieber po kryeson listën e nominimeve në “MTV Video Music Awards”

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 20:11
Justin Bieber

Këngëtari Justin Bieber ka kryesuar listën e nominimeve për edicionin e sivjetmë të “MTV Video Music Awards 2021”, duke u ndjekur nga pas prej reperes Megan Thee Stallion, Billie Eilishit, grupit korean-jugor BTS, Doja Catit, Drakes, Giveonit, Lil Nas X.

Ndërkaq e nominuara për herë të parë është Olivia Rodrigo.

Bieberi ka gjithsej shtatë nominime, duke përfshirë ato në kategoritë e videos së vitit dhe regjisë më të mirë për “POPSTAR”, atë të artistit të vitit, kinematografisë më të mirë për “Holy” dhe këngës më të mirë pop, si dhe të montazhit më të mirë dhe bashkëpunimin më të mirë për “Peaches”.

Megan Thee Stallion renditet pas Bieberit me gjashtë nominime, kryesisht nga kënga e saj e suksesshme “WAP”, që ka sjellë nominime për videon e vitit, artisten e vitit, bashkëpunimin më të mirë dhe këngën më të mirë hip-hop. Ajo gjithashtu është nominuar për herë të dytë në kategorinë më të mirë të këngëve hip-hop, për punën e saj në “On Me (The Remix)” të Lil Baby.

Eilish, BTS, Doja Cat, Drake, Giveon, Lil Nas X dhe Rodrigo kanë akëcili nga pesë nominime. Bieberi dhe Megan Thee Stallion do të garojnë me Ariana Granden, Doja Catin, Olivia Rodrigon dhe Taylor Swiftin në kategorinë e artistes së vitit.

Kategoria e videos së vitit plotësohet nga “WAP” e Cardi B në bashkëpunim me Megan Thee Stallion; “POPSTAR” nga DJ Khaled me Drake dhe Bieber; “Kiss Me More” nga Doja Cat me SZA; “Bad Habits” të Ed Sheeran; "MONTERO (Call Me By Your Name)" të Lil Nas X; dhe “Save Your Tears”, nga Weeknd. “WAP” është gjithashtu gati për këngën e vitit, së bashku me “Mood” nga 24kGoldn me iann dior; “Leave The Door Open” nga Bruno Mars, Anderson Paak dhe Silk Sonic; “Dinamit” nga BTS; “Levitating” nga Dua Lipa dhe “drivers license” i Rodrigos.

VMA-ja e vitit 2021 do të rikthehet në New York City, duke u transmetuar nga Barclays Center në Brooklyn më 12 shtator. Ngjarja do të transmetohet në CMT, Comedy Central, Logo, MTV2, Nickelodeon, Paramount Network, Pop, TV Land, VH1 dhe The CW Network. Këngëtarët e nominuar për artistin më të mirë janë 24kGoldn, Giveon, The Kid LAROI, Olivia Rodrigo, Polo G dhe Saweetie. Në garë për këngën më të mirë rok janë “Use My Voice” nga Evanescence, “Shame Shame” nga “Foo Fighters”, “Last Train Home” e John Mayerit, “My Own Soul’s Warning” nga “The Killers”, “The Bandit” i “Kings Of Leon” dhe “Raise Vibration” i Lenny Kravitz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat