Travis Scott kryqëzohet nga fansat

Mediale Vip

Travis Scott kryqëzohet nga fansat

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 23:47
Travis Scott, Stormi

Ditën e djeshme Kylie Jenner tregoi se Stormi dëshironte që të shikonte nga afër dhe të eksploronte një autobus shkolle dhe Travis Scott i plotësoi dëshirën. Reperi i bleu të bijës një autobs të madh në ngjyrë të verdhë, të cilin Stormi e shëtiti nga brenda.

“Stormi ka folur këto kohë vetëm për dëshirën e saj për t’i dhënë një autobusi të verdhë të madh. Babi e surprizoi”, u shpreh Kylie, duke treguar kështu arsyen pse Travis i bleu vogëlushes një autobus shkolle.

Mirëpo pas këtij veprimi, reperi është përballur me një lum kritikash nga fansat. Shumë e kanë cilësuar këtë gjë si një ekstravangacë të tepruar nga ana e çiftit.

“Njerëzit e pasur janë kaq larg realitetit, ata i blenë Stormit një autobus shkolle vetëm që ajo të ulet në të”, shkroi dikush.

“Ok, problemi nuk është Stormi, por fakti se ata i blenë asaj një autobus kur mund t’i kishin dhuruar ato para tek ata që kanë nevojë dhe t’i mësojnë fëmijëve më shumë për empatinë dhe dashurinë dhe kujdesin për të varfrit”, komentoi një tjetër.

Kujtojmë se këto ditë Kylie Jenner po përflitet se është në pritje të ëmbël për herë të dytë. 24-vjeçarja është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të dytë me dashurinë e saj, Travis Scott, konfirmojnë burime të sigurta  ekskluzivisht për prestigjiozen “Page Six”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat