Shpërthen në lot banori i BBV-së: Nuk dija ku kisha varrin e babait

Mediale Vip

Shpërthen në lot banori i BBV-së: Nuk dija ku kisha varrin e babait

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 21:37
Meridiani

Meridiani është njëri nga banorët e BBV-së që ka rrëfyer vdekjen e babait të tij për shkak të COVID-it.

Ai në një bisedë me Monikën ka shpërthyer në lot teksa shpjegonte vdekjen e babait.

“Ndodhi dhe kjo e babit me Covid. Ishte 68 vjec. E kapi mushkëria, nuk donte ta pranonte. Zihesha me të, i thoja do bëjmë tamponin se ke temperaturë. Nuk i besonte, thoshte janë budalliqe që jep televizori. E bëjnë për politikë thoshte”, tha Meridiani.

Banori periudhën më të vështirë e kishte kur nuk gjente dot varrin e babait dhe teksa tregonte këtë, nuk arriti të mbante dot lotët.

“Ishte koha kur nuk linin të dilte njeri. U nisa pastaj për Turqi se kisha mamin, vjehrrin e vjehrrën që filloi gjendja dhe na kapi ankthi dhe kur jam kthyer, nuk e dija ku ishte varri i babit. E kupton cfarë tmerri. Kur nuk e shikon, prap nuk e beson. Sa herë që shkoj, pres ta shoh. Më duket si gënjeshtër”, shtoi ai.

Meridiani nuk është i nominuar këtë javë së bashku me Ilirin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat