Dalja nga shtëpia e BBV ishte e planifikuar? Sqarohet Big Mama

Mediale Vip

Dalja nga shtëpia e BBV ishte e planifikuar? Sqarohet Big Mama

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 08:46
Big Mama

Në natën e fundit radhës live të “Big Brother VIP” ndodhi një debat mes Antonelës dhe Big Mamës duke bërë që kjo e fundit të dilte nga shtëpia me vullnetin e saj të plotë.

Pas daljes së këngëtares u shpërnda një teori se largimi ishte i planifikuar më herët për në datën 24 dhjetor.

Në “Shqipëria Live”, Big Mama u pyet për këtë thashethem dhe u përgjigj:

“Nuk ka qenë e programuar aspak. Unë sa kam dalë kam dashur të vij për Maqedoni se më kishte marrë malli, isha tepër e mbingarkuar në shtëpi”, tha Big Mama.

Ajo deklaroi sërish se nuk është penduar, as mërzitur për ato që ndodhën e as për daljen nga shtëpia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat