Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli publikojnë duetin e ri

Mediale Vip

Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli publikojnë duetin e ri

Më: 30 maj 2022 Në ora: 20:42
Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli

Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli kanë sjellë duetin e titulluar “Si dy nana”, të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Për projektin është kujdesur Ilir Berani që e ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin, ndërsa Urban Graphics e ka xhiruar videoklipin.

“‘Tash flasim si dy nëna’, kënga më e veçante dhe më emocionuese që e kam kënduar ndonjëherë, shpresoj ta pëlqeni”, ka shkruar Gresa në një postim në Instagram.

Kujtojmë që Gresa Behluli u bë nënë për herë të parë në nëntor të vitit të kaluar.

Këngëtarja solli në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Dielli, ndërsa emrin e tij e përmend edhe në këngën e re. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat