U akuzua për përdhunimin e një të miture, Gjiko bën deklaratën e fortë: Kush ka dashur të më njollosë do të…

Mediale Vip

U akuzua për përdhunimin e një të miture, Gjiko bën deklaratën e fortë: Kush ka dashur të më njollosë do të…

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 23:38
Gjiko

Reperi i njohur Asdren Gjikolli ose i njohur ndryshe si Gjiko u përball disa kohë me parë akuzë të rëndë. Ai u akuzua se ka përdhunuar një të mitur në vitin 2015 dhe se ka video që e vërteton këtë akt.

Rasti dyshohej se kishte ndodhur në banesën e tij në qytetin e Prishtinës dhe sipas prokurorisë ai e kishte droguar viktimën para se ta përdhunonte.

I ftuar në “Më lër të flas” Gjiko ka sqaruar njëherë e mirë se si është e vërteta e gjithë situatës. Sipas këngëtarit nëse videoja do të ekzistonte ai nuk do të ishte i lirë por brenda në burg. Këngëtar rrëfeu se arsyeja përse nuk ka dashur shumë që të flasë për ketë gjë është sepse nuk e kanë lejuar avokatët e tij.

Ai paralajmëroi se e vërteta do të dalë shumë shpejt dhe se ata të cilët e bënë këtë lajm do të ndëshkohen pasi janë paditur. Gjithashtu Gjiko shtoi se dhe personazhe të njohur të cilët kanë reaguar pa pasur asnjë provë do të japin llogari.

“Gjendja emocionale ka qenë shumë e rëndë për mua dhe pse jam munduar të jem sa më i fortë për ta përballuar. Kur e shikon një gazetë që thotë ekziston një video e dëshmisë që Gjiko e ka bërë këtë krim dhe me një të moshës 15-vjeçare, unë e di që nëse shteti e ka këtë provë për dikë ai nuk është i lirë fillimisht, ndodhet në burg dhe pastaj në gjyq.

Por si mund të dalin të thonë kanë një video dhe unë e di që nuk ka shkuar asnjë person në polici dhe të thotë ‘ky më ka dhunuar mua’ edhe e di të sigurtë 100%. Unë për këtë gjë kam dashur të flas shumë por duke u konsultuar me avokatët e mi më kanë thënë të mos flas sepse e dimë që do bëhet temë nëpër gazeta dhe nuk dua ti jap material kujt.

Vetëm di ti them se e vërteta do të dalë dhe kush ka bërë keq do të ndëshkohet. Kështu që edhe ata që kanë dashur të më njollosin do shihemi në gjyq. Edhe shumë njerëz sidomos me influencë që kanë shkruar dicka për mua që nuk është e vërtetë edhe ata kanë përgjegjësi se perse e kanë shkruar.

E di që në fund të ditës kur të mbarojë kjo punë do thonë ‘ëoë çfarë janë munduar t’ju bëjnë djalit’. Kush më ka marrë në telefon dhe më kanë kërkuar falje i kam tërhequr padinë pasi janë treguar ‘burra’ dhe ka njëfarë rrespekti”- ka folur Gjiko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat