DJ PM, Dagz, Lumi B dhe Ermal Fejzullahu vijnë me këngën e re

Mediale Vip

DJ PM, Dagz, Lumi B dhe Ermal Fejzullahu vijnë me këngën e re

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 17:21
DJ PM, Dagz, Lumi B dhe Ermal Fejzullahu

Është prezantuar ditën e sotme (e shtunë) kënga e re nga DJ PM, Dagz, Lumi B dhe Ermal Fejzullahu.

“Ma e mira” mban titullin projekti i tyre, i cili është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kënga ritmike, me plot ngjyra është realizuar në një bregdet e me një sërë vajzash në videoklip.

Teksti është shkruar nga Lumi B dhe Gesko, kurse për producimin u kujdes Çelik Lipa.

Për muzikën dhe aranzhmentin po ashtu janë përkujdesur vet artistët, PM dhe Dagz.

Videon tashmë të plotë mund ta gjeni në YouTube dhe besohet se do të ketë sukses të madh nga ana e publikut.

Komentet qenë të menjëhershme, disa nga të cilët e konsideruan si një tjetër hit të estradës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat