Armina Mevlani flet për Tropojën: Çfarë kam mësuar prej Shkëlzenit dhe fisit të tij

Mediale Vip

Armina Mevlani flet për Tropojën: Çfarë kam mësuar prej Shkëlzenit dhe fisit të tij

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 13:38
Armina Mevlani

Të gjithë e kujtojmë momentin pikantë nga dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës, ku blogerja hoqi fustanin e nusërisë për të veshur veshjen tradicionale të Tropojës.

Ashtu si vetë moderatorja kishte lajmëruar, dasma do të ishte tradicionale deri në fund dhe ashtu ndodhi. Si një profesioniste e vërtetë, ajo kërceu bashkë me trupën e baletit vallen e Tropojës, për të nderuar qytetin nga ku dhe ka origjinën Shkëlzeni. Por duket se lidhja me këtë qytet është shumë e fortë për Arminën dhe një fakt të tillë e ka shprehur edhe në rrjetet sociale.

Image
Armina Mevlani/Instagram

Një prej komentuesve e konsideroi Arminën, nusen më të dashur në Tropojë, duke e vlerësuar. I mënjehershëm ka qenë edhe reagimi i saj, ku përkrah fotos së saj me veshjen tradicionale të zonës, nuk i kurseu komplimentet për njerëzit e kësaj zone. Natyrisht e nxitur nga njerëzit e fisit të Shkëlzen Berishës.  “Tropojanët janë fantastik! Njerëzit me shpirt të madh. Këtë e kam mësuar dita ditës falë Shkëlzenit dhe fisit të tij,”-shkroi Mevlani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat