Pas një periudhe të gjatë shkëputje nga ekrani, Albana Osmani pritet të rikthehet fuqishëm

Mediale Vip

Pas një periudhe të gjatë shkëputje nga ekrani, Albana Osmani pritet të rikthehet fuqishëm

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 10:35
Albana Osmani

Karriera e moderatores Albana Osmani nisi në Top-Channel. Emisione si “Kupid”, “Select”, “Ti vlen”, “Albania’s Got Talent”, “E diell”, “Fan Club”, “Top Show Magazine” (si opinioniste), “Fiks Fare”, etj kanë qenë disa nga programet që kanë shënjuar karrierën e saj.

Megjithatë pas një kohe të gjatë shkëputjeje nga media, Albanën duket se do ta shohim së shpejti në ekran.

Bëhet me dije se moderatorja e njohur pritet të jetë një nga prezantuesit e kampionatit botëror në Rtsh.

Prej saj nuk kemi ende një konfirmim zyrtar por thuhet se ajo do të rikthehet me një program sportiv eksperiencë të cilën e ka provuar edhe më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat