Moderatorja e njohur ndryshon ekran, ja ku do t’a shohim tashmë bukuroshen shqiptare

Mediale Vip

Moderatorja e njohur ndryshon ekran, ja ku do t’a shohim tashmë bukuroshen shqiptare

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 20:54
Vilma Masha

Moderatorja e njohur sportive, Vilma Masha, duket se është gati për një aventurë të re në ekran.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, bukuroshja shqiptare u shpreh se nuk do të ishte më pjesë e emisionit “Gol Pas Goli” në “Super Sport”.

“‘Gol Pas Goli’ ka qenë emisioni sportiv që kam moderuar për 10 vjet me radhë në ‘Digitalb’. Një eksperiencë e jashtëzakonshme, me orë të gjata transmetimi live dhe mjaft dinamik. Punët e mira nuk bëhen vetëm. Jam e lumtur që kam bashkëpunuar me një staf fantastik gazetarësh, që sot i kam edhe miq. Përfundoi rrugëtimi 12-vjeçar, që më dhuroi eksperiencë të shkëlqyer si gazetare dhe moderatorë. Mirënjohëse për ata që besuan vazhdimisht te unë. Do të shihemi së shpejti në një tjetër televizion! Ruani qetësinë dhe qëndroni pozitivë”, ishin fjalët e Vilma Mashës.

Ajo pritet të nisë një emision në “Vizion Plus” që do startojë me Botërorin dhe do vazhdojë deri në fund të sezonit me aktualitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat