Kanye West është martuar me një bjonde misterioze?!

Mediale Vip

Kanye West është martuar me një bjonde misterioze?!

Më: 13 janar 2023 Në ora: 18:44
Kanye West

Kanye West nuk është thjesht duke u vardisur nëpër qytet me një bjonde misterioze, por gjithashtu është martuar me të. Së fundmi ata patën një ceremoni private për të festuar dashurinë e tyre, sipas TMZ.

Burime të lidhura me çiftin thonë për TMZ se gruaja është Bianca Censori dhe ajo ka punuar si dizajnere arkitekturore në Yeezy për disa vite. Ajo ka qenë gjithashtu një vajzë brune, por së fundmi ka ndryshuar look-un e saj.

Edhe në publik, ai e trajton si një njeri tepër të afërt. Gjithashtu Ye kishte vendosur një unazë martese këtë javë kur ai dhe Bianca mbërritën në Waldorf Astoria në Bev Hills dhe thuhet se unaza simbolizon martesën e tyre.

Vetëm muajin e kaluar Kanye publikoi një këngë të re, të titulluar "Censori Overload" - një tjetër dedikim për partneren e tij të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat