E kishte shtëpinë afër epiqendrës, zhduket aktorja e njohur turke pas tërmetit? Fansat e saj në alarm

Mediale Vip

E kishte shtëpinë afër epiqendrës, zhduket aktorja e njohur turke pas tërmetit? Fansat e saj në alarm

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 13:54
Cansu Dere, aktorja e njohur për shqiptarët më së shumti në rolin e sal në serialin “Ezel”

Modelja dhe aktorja e njohur turke, Cansu Dere, ka shqetësuar ndjekësit, pasi nëj video në “TikTok” është bërë virale, ku pretendohet se ajo është zhdukur pas tërmetit që shkundi Turinë mëngjesin e së hënës.

Aktorja e njohur për shqiptarët më së shumti në rolin e sal në serialin “Ezel”, nuk ka bërë asnjë postim që nga tërmeti i cili mori mijëra jetë njerëzish në Turqi dhe Siri.

Sipas aludimeve në internet, Consu jetonte pranë epiqendrës së tërmetit me magnitudë 7.8, një nga më të mëdhenjtë në 100 vjet.

Por, gazetarja Birsen Altuntas raportoi se aktorja ishte një nga personazhet që do të bashkëpunojë me Disney Plus dhe Fox për të ndihmuar në zonat e prekura nga tërmeti.

Por, si duket ky lajm nuk i ka qetësuar aspak fansat të cilët thonë se është e pamundur që aktorja nëse është mirë të qëndronte pa reaguar lidhur me tërmetin si një pjesë e mirë e kolegëve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat