Partneri i Rita Orës i dedikon tatuazh këngëtares pak ditë para 'Shën Valentinit'

Mediale Vip

Partneri i Rita Orës i dedikon tatuazh këngëtares pak ditë para 'Shën Valentinit'

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 11:48
Rita Ora- Taika Waititi

Partneri i Rita Orës, Taika Waititi ka bërë një gjest shumë të ëmbël duke e gdhendur emrin e saj përgjithmonë në trupin e tij. Regjisori 47 vjeçar, ka vendosur të tregojë dashurinë e tij ndaj këngëtares duke bërë tatuazh shkronjën ‘R’ në dorën e tij.

Ai ka ndarë në një video në rrjetet e tij sociale duke i treguar ndjekësve tatuazhin që i ka dedikuar këngëtares, por ka zgjedhur t’a bëj në formë batute.

Ai shkroi në postim: “Unë e dua ragbin”, duke u tallur se R është për ragbin dhe jo Ritën. Kjo vjen pasi këngëtarja 32 vjeçare zbuloi se ajo dhe Taika ishin martuar.

“Kur dolën thashethemet jam martuar, apo jo doja të luaja pak me këtë gjë. Doja të bëja një dasmë që nuk shkoi sipas planit… kjo nuk do të thotë se nuk ishte e bukur.” Duke u ndalur te dita e saj e veçantë, Rita tha: “Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat