“Nuk u mor vesh na duan njerëzit brenda apo jo”/ Luizi diskuton me Kiarën: Mos rri si pulë!

Mediale Vip

“Nuk u mor vesh na duan njerëzit brenda apo jo”/ Luizi diskuton me Kiarën: Mos rri si pulë!

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 11:24
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito

Sfida e caktuar nga Vëllai i Madh që banorët të ndaheshin në dy grupe dhe të qëndronin të lidhur me njëri-tjetrin, shkaktoi “krisje” mes çiftit Luiz-Kiara.

Kiarës i mbeti hatri me Luizin, pasi ai e shkëputi litarin qëllimisht për të rrezikuar lojën e saj.

Luizi i tha Kiarës që ai ka nevojë të kuptojë, nëse publiku dëshiron që ata të dy të qëndrojnë ende në shtëpi, apo nëse duan që njëri prej tyre të dalë jashtë. Për këtë, ai vendosi të bëjë një “test” duke shkëputur litarin.  

Luizi i tha Kiarës se ajo po qëndron si “pulë”. Kiara u mërzit nga ky koment dhe tha se ajo do qëndrojë si t’i dojë qejfi i saj. Kjo e fundit tha se Luizi po rrezikon lojën e saj, duke hequr rripin.

Luizi u shpreh se Kiara nuk “zë” mend dhe në “Prime” e kupton lojën e tij dhe më pas kërkon falje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat