Lady Gaga pothuajse falimentoi pas turneut të dytë

Mediale Vip

Lady Gaga pothuajse falimentoi pas turneut të dytë

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 23:25
Lady Gaga

Lady Gaga ka treguar së fundmi për mediat se pas turneut të saj të dytë thuajse kishte falimentuar, pa e ditur as vet.

Sipas këngëtares së famshme, ajo kishte probleme financiare pas turneut ‘Monsterball’ dhe kishte një borxh prej gati tre milionë dollarësh amerikanë (2.8 milionë euro).

“Në të vërtetë isha e falimentuar pas pjesës së parë të turneut ‘Monsterball’ dhe ishte qesharake, sepse nuk e dija. Mbaj mend që u telefonova të gjithëve dhe u thashë: ‘Pse të gjithë thonë se nuk kam para? Kjo është qesharake. Unë kam pesë këngë numër një’ dhe më pas më thanë se kisha tre milionë dollarë borxh”, ka shpjeguar artistja.

Gaga arriti të rikuperohej dhe të vazhdonte një karrierë shumë të suksesshme, e cila përfshin fitime të shumta Grammy, Oscar dhe madje edhe një nominim për aktoren më të mirë për filmin “A Star is Born”. Ajo gjithashtu ka shitur shumë albume dhe që atëherë ka pushtuar botën.

Së fundmi u njoftua se 36-vjeçarja do të luajë në vazhdimin e ri të “Joker”, ku do ta portretizojë Harley Quinn. Përveç saj, në film luan edhe Joaquin Phoenix, ndërsa premiera e filmit do të jepet në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat