Detaje: Pjesë të trupit të modeles u gjetën në tenxhere, arrestohen ish-bashkëshorti i 28-vjeçares dhe disa familjarë të tij!

Mediale Vip

Detaje: Pjesë të trupit të modeles u gjetën në tenxhere, arrestohen ish-bashkëshorti i 28-vjeçares dhe disa familjarë të tij!

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 08:47
Abby Choi

Katër anëtarë të së njëjtës familje janë arrestuar në lidhje me vrasjen makabre të modeles, Abby Choi nga Hong Kongu.

Ish-bashkëshorti i saj, Alex Kwong, 28 vjeç, vëllai i tij Anthony, 31 vjeç dhe babai i tyre, Kwong Kau, 65 vjeç, janë akuzuar për vrasjen e saj.

Ndërsa nëna e 28-vjeçarit, Jenny Li, akuzohet për fshehje të së vërtetës. Ata kanë dalë në gjykatë të hënën dhe janë lënë në burg.

Të dielën hetuesit kanë gjetur një kafë, disa brinjë dhe flokë në një tenxhere të madhe supe prej çeliku dhe mendohet se janë eshtrat e Choi.

Pjesë të tjera të trupit përfshirë kraharorin dhe duart e modeles nuk janë gjetur ende.

Hetimi i policisë nisi të mërkurën pasi 28-vjeçarja u raportua e zhdukur. Dy ditë më vonë, pjesë të trupit të saj u gjetën në një shtëpi në lagjen Tai Po të qytetit. Gjithashtu u zbuluan në shtëpi një prerës mishi, një sharrë elektrike dhe disa veshje.

Ish burri i Choi u arrestua të shtunën në një skelë tragetesh në një nga ishujt periferikë të qytetit, ndërsa vëllai dhe prindërit të tij u vendosën në pranga të premten.

Gjithashtu një 45-vjeçare është arrestuar si e përfshirë në ngjarje.

Modelja Choi së fundmi u shfaq në kopertinën e revistës luksoze L’Officiel Monaco dhe mori pjesë në Javën e Modës në Paris të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat