Rrëfehet Nik Xhelilaj: Jam gati për t’u bërë baba, dua nuse shqiptare

Mediale Vip

Rrëfehet Nik Xhelilaj: Jam gati për t’u bërë baba, dua nuse shqiptare

Më: 4 mars 2023 Në ora: 23:56
Nik Xhelilaj

Nik Xhelilaj ishte i ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan”. I rrethuar nga fëmijët, aktori shprehu dëshirën për tu bërë baba.

Me këtë ardhjen sot këtu me thënë të drejtën, me këtë emocion që më dhatë ju, do të thoja që ju fëmijët i jepni një kuptim tjetër, më të veçantë jetës. Deri tani kisha një filozofi shumë të thjeshtë; të duash gjithmonë, të vazhdosh përpara, të zgjohesh, të punosh, të kesh një dëshirë të zgjohesh dhe të nesërmen dhe të pasnesërm. Por sot, pas këtij emocioni që dhatë dhe ju… ngacmuat një ndjesi, mbase mund të vijë një ditë ku dhe unë të kisha një pasardhës, një familje…

Aktori deklaroi se meqënëse asnjë vajzë turke apo gjermane nuk e ka “goditur” në zemër, mbase i duhet të kthejë sytë nga Shqipëria.

Noel: Kush të pëlqen për nuse, shqiptare, gjermane apo turke?

Nik Xhelilaj: Pyetje e vështirë…

Noel: Turke them unë.

Nik Xhelilaj: Turke, meqë dashke ti turke, atë po zgjedh dhe unë.

Alketa Vejsiu: E humbe audiencën shqiptare Nik.

Nik Xhelilaj: Pse?

Alketa Vejsiu: Atje në Turqi bëju qejfin turkeve, ç’ke me turket këtu? Gjithë këto vajza shqiptare beqare këtu që presin për një djalë si ti.

Nik Xhelilaj: E para, nuk jam fare në ato ujëra, por përderisa kam 10 vjet andej, as turke, as gjermane nuk ka goditur, do të thotë që duhet të vijmë këtej nga mëmëdheu. Mbase mund të shohim çik me sy më të mirë Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat