“Nuk ndihem rehat!”, ja cili është banori që u largua me deshirën e tij nga shtëpia e “BBV2”

Mediale Vip

“Nuk ndihem rehat!”, ja cili është banori që u largua me deshirën e tij nga shtëpia e “BBV2”

Më: 5 mars 2023 Në ora: 09:30
Big Brother

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.

Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Prej disa ditësh Tani është shprehur se dëshironte të dilte nga shtëpia e “BBV” e kështu ka vendosur.

Gjatë ‘Prime-it’ të djeshëm Tani e ka shprehur publikisht se nuk kishte më dëshirë të qëndronte vrenda në shtëpi sepse nuk ndihej rehat dhe nuk e gjente veten në ambjentet që krijoheshin brenda në shtëpi.

Pasi është përshëndetur me banorët ai është larguar nga shtëpia dhe është pritur në studio nga Arbana, ku dhe është shprehur se tani do të shikoj mundësinë që i dhanë për të qenë pjesë e kastit të “Portokalli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat