Dy të famshmet krishtere shqiptare që po agjërojnë Ramazanin: Më fal qetësi dhe kënaqësi shpirtërore

Mediale Vip

Dy të famshmet krishtere shqiptare që po agjërojnë Ramazanin: Më fal qetësi dhe kënaqësi shpirtërore

Më: 5 prill 2023 Në ora: 14:46
Ledjana Prenga

Përveç përmbushjes shpirtërore, agjërimi sjell edhe të mira në aspektin shëndetësor.

Prandaj nuk ndodh rrallë që muajin e Ramazanit ta agjërojnë edhe ata që nuk i përkasin besimit islam.

Nga të famshmit shqiptarë, janë të paktën dy raste të tilla.

Ledjana Prenga, ish-protagonistja e “Përputhen” e shndërruar prej kohësh në një trajnere të suksesshme fitnesi.

Ajo është shumë aktive në rrjete me këshilla mbi të ushqyerit dhe jetesën e shëndetshme teksa për të parën herë ka folur edhe mbi faktin që agjëron përkundër se është katolike.

“Më fal qetësi dhe kënaqësi shpirtërore. Pastaj, nuk është viti i parë që agjëroj por po përmirësohem nga viti në vit”, është shprehur ajo.

Një tjetër e famshme që ka vendosur të veprojë njëjtë është Aleksia Peleshi.

“E kam studiuar goxha islamin dhe kam gjetur shumë parime që përshtaten me parimet e mia dhe vlerat që dua të transmetoj prandaj disa rregulla të islamit i kam bërë pjesë të përditshmërisë sime. Agjërimin përveç për solidaritet me shoqërinë time, më pëlqen ideja e të empatizuarit me të varfërit. Agjërimi të mëson si të jesh mirënjohëse për gjërat që në jetën e përditshme i merr për të mirëqena. Të mëson për vlerën e bukës, ujit”, është shprehur ajo përmes rrjetit social TikTok.

Veprimi i tyre ka shkaktuar debat në rrjet me ndjekësit që kanë ndarë këndvështrimet e tyre mbi vendimin e vajzave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat