Skerdi zbulon detaje nga albumi i ri: Do të ketë rreth 15 këngë dhe shumë bashkëpunime

Mediale Vip

Skerdi zbulon detaje nga albumi i ri: Do të ketë rreth 15 këngë dhe shumë bashkëpunime

Më: 22 prill 2023 Në ora: 14:51
Skerdi

Artisti i njohur shqiptar, Skerdi është në përgatitje të një albumi të ri.

Reperi për fansat e tij ka zbuluar detaje të reja për albumi në një postim që bëri së fundmi në Instagram.

Sipas Skerdit, albumi do të jetë tjetër nivel dhe stil nga ai që artisti ka bërë deri më tani.

Tutje, ai ka zbuluar se do të jetë të përfshira rreth 15 këngë dhe gjithashtu do të ketë shumë bashkëpunime me artistë të njohur.

“Albumi po vjen dhe do të jetë tjetër nivel, tjetër stil, një Skerdi që nuk e keni dëgjuar më parë, muzikë ndryshe çka ka sjellur deri sot. Albumi do të ketë rreth 15 këngë ku brenda do të ketë bashkëpunime me shumë artistë me emër, shihemi deri atëherë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat