Rita Ora nderohet me çmimin ‘Brit Billion’

Mediale Vip

Rita Ora nderohet me çmimin ‘Brit Billion’

Më: 4 maj 2023 Në ora: 13:35
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora sot ka ndarë një lajm fantastik për ndjekësit e saj.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, duke pranuar çmimin e saj, ajo tha:

“Përshendetje të gjithë, jam shumë e entuziasmuar që sapo kam pranuar çmimin “Brit Billion” duke festuar 1 miliardë shikime. Është e çmendur, faleminderit të gjithëve të cilët kanë dëgjuar muziken time ndër vite, dhe kjo shkon për albumin tim të ri më 14 korrik dhe shpresoj që edhe 1 miliardë shikime të tjera. Faleminderit dhe kjo është e mrekullueshme,” përfundoi Rita.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Brit Billion – Çmimi i sapolançuar feston ata artistë që kanë tejkaluar arritjen e një miliardë transmetimesh në Mbretërinë e Bashkuar përgjatë karrierës së tyre, të llogaritur nga Kompania e Listave Zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat