“T’i fala” publikohet nga Xhensila Myrtezaj dhe Majk

Mediale Vip

“T’i fala” publikohet nga Xhensila Myrtezaj dhe Majk

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 14:46
Xhensila Myrtezaj dhe Majk

Këngëtarja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj ka publikuar një këngë të re.

Artistja këtë herë është bashkuar me artistin nga Kosova, Majk për të lansuar bashkëpunimin me titullin “T’i fala”.

Kënga është shoqëruar me videoklipi, për të cilin u përkujdes produksioni “Fullmoon Production”, me regji nga The Claudia.

Producent i këngës është Alex Gjonpalaj, me tekst nga Stivi dhe Majk.

Ndërkohë, muzika u realizua nga Alex x Stivi, ndërsa miksimi dhe masterizimi nga Lorenc Aliaj.

E plotë, kënga e dyshes gjendet e publikuar në kanalin zyrtar të Xhensilës në YouTube. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat