Xhesika Berberi rrëfen fillimet e vështira në Amerikë: “Flija në dyshek me ajër”

Mediale Vip

Xhesika Berberi rrëfen fillimet e vështira në Amerikë: “Flija në dyshek me ajër”

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 16:23
Modelja Xhesika Berberi

Modelja Xhesika Berberi ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, ku foli edhe për jetën e saj në Amerikë.

Ajo ka treguar vështirësitë e fillimeve të saj në Amerikë. Modelja ka treguar se fillimisht jetonte në apartamentin e një shoqeje fotografe dhe flinte mbi një dyshek të fryrë me ajër.

Ndalur këtu ajo tregoi edhe një situatë “funny”. Një ditë shoqja e saj po bënte “cat-sitting”, pra po kujdesej për macen e një komshie, e cila me thonjtë e saj e çau dyshekun ku flinte Xhesika.

“Çdo ditë flija me ajër dhe çohesha në tokë! Prapë nuk më interesonte, unë isha në New York. Nuk e bëja dramatike situatën”- ka treguar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat