“Mafioza” i bën bashkë Melindën dhe Skerdin, klipi lansohet ‘së shpejti’

Mediale Vip

“Mafioza” i bën bashkë Melindën dhe Skerdin, klipi lansohet ‘së shpejti’

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 21:45
Skerdi dhe Melinda

Melinda Ademi dhe Skerdi Ago janë në realizim e sipër të projektit të ri muzikor, të cilin do ta lansojnë në një të ardhme të afërt.

Dy këngëtarët përmes profileve respektive në rrjetet sociale i kanë njoftuar fansat për këngën e re.

Duke publikuar pamje nga xhirimet e videoklipit, ata kanë paralajmëruar se do të sjellin një nga hitet e kësaj vere.

Realizimi i ri muzikor mban titullin “Mafioza” dhe pritet të pëlqehet nga fansat e dy këngëtarëve.

Bashkëpunimi me Bardhin, “Ferrari”, është ndër realizimet më të fundit muzikore të Melindës i publikuar para dy javësh dhe që numëron shtatë milionë shikime në YouTube. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat