“I’m A Virgo” premierë më 23 qershor/ Njihuni me historinë e djalit 3.9 metra i gjatë

Mediale Vip

“I’m A Virgo” premierë më 23 qershor/ Njihuni me historinë e djalit 3.9 metra i gjatë

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 17:46
“I’m A Virgo”

Seriali “I’m A Virgo” që do fillojë më 23 qershor në Amazon Prime Video, trajton historinë e një të riu me ngjyrë 3.9 metra të gjatë që më në fund del jashtë shtëpisë së tij dhe integrohej në botën reale.

Problemi i vetëm është se ai është 3.9  metra i gjatë dhe befas, në qendër të vëmendjes. Djali 3.9 metra është rritur i fshehur, duke lexuar libra komike dhe shfaqje televizive, por arratiset për të përjetuar bukurinë dhe kontradiktat e botës reale. Ai krijon miqësi, gjen dashurinë, lundron në situata të sikletshme dhe ndeshet me idhullin e tij, një superhero të jetës reale të quajtur Heroi, i luajtur nga Walton Goggins (The Hateful Eight, The Righteous Gemstones).

Në serial luajnë Jharrel Jerome, Walton Goggins, Brett Grey, Kara Young, Allius Barnes, Olivia Washington, Mike Epps dhe Carmen Ejogo. Ky serial është drejtuar nga Riley, i cili njihet më së miri si regjisori që qëndron pas komedisë së mirënjohur, “Sorry to Bother You”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat