Melinda Ademi dhe Skerdi publikojnë këngën e re “Mafioza”

Mediale Vip

Melinda Ademi dhe Skerdi publikojnë këngën e re “Mafioza”

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 14:11
Melinda Ademi dhe Skerd

Artistët shqiptarë, Melinda Ademi dhe Skerdi, kanë publikuar sot (e diel) këngën e re.

“Mafioza” mban titullin bashkëpunimi i parë i tyre, të cilin e kanë kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Reperja e njohur ka bërë një paraqitje të mahnitshme në klipin e realizuar në Budva.

Teksti është shkruar nga vet këngëtarët me producim nga Big Bang (Red Box Entertainment).

Melodia u realizua nga Skerdi, kurse për videon u përkujdes produksioni Imagine Films.

Të njëjtit janë shumë të pëlqyer nga publiku, ndonëse besohet që edhe ky duet do jetë një nga hitet e verës.

Veç kësaj, dyshja e showbizit janë të angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat