Tayna zbulon se në këngën e saj të parë ka dalë me këpucë të marra borxh

Mediale Vip

Tayna zbulon se në këngën e saj të parë ka dalë me këpucë të marra borxh

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 15:02
Tayna

Shpesh fillimet janë të vështira. Por, sakrificat mund të shpërblehen dhe i tillë është edhe rasti i Taynës.

Në një intervistë ajo ka folur hapur në lidhje me jetën e saj, duke u ndalur edhe të mundësitë ekonomike në fillimet e karrierës.

Reperja tha se familja e saj nuk ka pasur problem ekonomike, por edhe në momente të vështira janë munduar që mos t’i mungojë asgjë. Ndaj, u shpreh se kur shkoi në Universitet nuk donte të kërkonte para nga prindërit e saj.

Duke u ndalur te videoklipi i saj i parë, Tayna zbuloi se në fakt i kishte marrë tezes së saj këpucët borxh.

“Kur e kam bërë këngën e parë, më është dashur të blej këpucë e gjëra po prapë nuk i kam kërkuar para babait se nuk kam dashur ta vendos në pozitë. Kam pasur nevojë për gjëra dhe më ka ndihmu tezja, në këngën e parë këpucët i kam marrë prej saj. E falenderoj tezen”- tha ajo.

E ja ku është Tayna sot, një nga artistet më të paguara të viteve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat