Kori Siparantum fiton dy medalje të arta në “World Choir Games” në Korenë e Jugut

Mediale Vip

Kori Siparantum fiton dy medalje të arta në “World Choir Games” në Korenë e Jugut

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 08:46
Kori Siparantum

Është bërë e ditur së fundmi se Kori Siparantum ka fituar dy medalje të arta në “World Choir Games” në Republikën e Koresë.

Kjo është mësuar nga faqja e tyre në një postim që kanë shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Kori Siparantum ndërkohë ka triumfuar në kategoritë: “Mixed Choir” dhe “Musica Contemporanea”.

Postimi i plotë i Siparantum Choir në Facebook (pa ndërhyrje):

“Ju njoftojmë se Kori Siparantum sot fitoi dy medale të arta në World Choir Games në Republikën e Koresë.

Në kategoritë “Mixed Choir” dhe “Musica Contemporanea”, ne shfaqëm performancë të jashtëzakonshme dhe u vlerësuam me medale të merituara.

Ky sukses tregon potencialin tonë të madh dhe përkushtimin e anëtarëve të korit.

Jemi tejet të lumtur për këtë sukses, dhe krenarë që përfaqësuam Kosovën në këtë garë prestigjioze.

Reklama

Faleminderit për gjithë ju që mbështetni rrugëton tonë drejt suksesit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat