Bardhi dhe Majk bashkohen për një tjetër duet të ri muzikor

Mediale Vip

Bardhi dhe Majk bashkohen për një tjetër duet të ri muzikor

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 19:19
Bardhi dhe Majk

Dy emra të tjerë të njohur të estradës janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për reperët Bardhi dhe Majk, të cilët kanë bashkuar forcat për një duet të radhës.

Ishte artisti nga Kumanova ai që ka publikuar një pjesë të shkurtër të këngës, teksa shihet në studio bashkë me Majk.

Dyshja zbuluan se kënga mban titullin “Mykonos” dhe pritet të lansohet shumë shpejt.

“Ka jeni verës? Mykonos ft Majk, le të kallen kojshina”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimi që ndau me fansat në Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BARDHI (@bardhi)

Theksojmë që ky do të jetë bashkëpunimi i tyre i tretë pas këngëve “Përgjithmonë” dhe “Ama”.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dyshja që aktualisht po shijojnë sukses me bashkëpunime të tjera.

Bardhi së fundmi solli këngën “Shtinja flaken” në bashkëpunim me Mato Lale dhe Luana Vjollcën.

Ndërkohë, Majk ka lansuar këngën “A jena” në bashkëpunim me Johnny Rapaj dhe Ermal Fejzullahun. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat