Bella Hadid “feston” një ngjarje shumë të rëndësishme për të

Mediale Vip

Bella Hadid “feston” një ngjarje shumë të rëndësishme për të

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 16:05
Bella Hadid

Bella Hadid ka zbuluar në Instagramin e saj se është esëll prej dhjetë muajsh.

Ylli 26-vjeçar shkroi në postimin në Instagram: “Jam shumë krenare për këdo që po kalon korrikun sikurse unë. Kam gati dhjetë muaj pa pirë alkool”.

“Jam shumë krenare për këdo që zbulon maturinë e tij ose kushdo që ka pasur guximin të hapë mendjen”, shkroi ajo.

Në korrik, u zbulua se modelja u nda nga i dashuri Marc Kalman pas një romance dy vjeçare, ndërsa ishte duke trajtuar sëmundjen e saj Lyme.

Në prill, Bella kishte njoftuar se ishte gjashtë muaj esëll – duke postuar një aplikacion që mbante në telefonin e saj për të festuar momentin historik.

Në një intervistë për InStyle, Bella pranoi se kishte filluar të humbiste kontrollin mbi veten pas një nate të rëndë me pije alkoolike.

“Unë e doja alkoolin dhe arriti në pikën ku edhe unë fillova, e dini, të anuloj netët që ndjeja se nuk do të mund ta kontrolloja veten”, -shprehej Bella.

Ajo vazhdoi: “Nuk e ndjej nevojën të pi alkool sepse e di se si do të ndikojë tek unë në orën 3 të mëngjesit kur zgjohem me ankth të tmerrshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat