Skerdi dhe Teuta Selimi sjellin këngën e re “U harrua”

Mediale Vip

Skerdi dhe Teuta Selimi sjellin këngën e re “U harrua”

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 11:29
Skerdi dhe Teuta Selimi

Skerdi dhe Teuta Selimi janë bërë bashkë sërish për një këngë të re.

“U harrua” titullohet bashkëpunimi i tyre i dytë, i cili vjen i kompletuar edhe me klip.

Ata vijnë me një paraqitje të mahnitshme, në videoklipin e xhiruar në bregdet me elemente vere.

Teksti dhe muzika janë bërë nga vet artisti me ‘beat’ nga Aspekt.

Miksimi dhe masterizimi i këngës ndërkaq u realizua nga Alandy.

Për videon duhet theksuar se u përkujdes Play Play Video.

Të njëjtit kanë bashkë edhe një këngë të lansuar një vit më parë “M’ke rrejt”. Ky duet i tyre ka marrë miliona klikime në platformën YouTube. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat