Pink-ut i ndodh e papritura gjatë koncertit në Boston, këngëtarja ndërpret performancën për disa minuta

Mediale Vip

Pink-ut i ndodh e papritura gjatë koncertit në Boston, këngëtarja ndërpret performancën për disa minuta

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 09:50
Pink

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur së fundmi në koncertin e këngëtares së njohur Pink, në Boston.

Teksa artistja po këndonte në skenë, ajo ka ndërprerë performancën për disa minuta pasi Angela Mercer një fanse e ‘zjarrtë’ e Pink ishte në minutat e fundit të lindjes.

Mirëpo më pas ajo u dërgua në spital, ndërsa solli në jetë një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Aycen Hart.

Një rastësi e bukur ishte që i vogli mbante mbiemrin e bashkëshortit të Pink.

Megjithatë Aycen tani ka një lidhje të përjetshme me këngëtaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat