Butrint Imeri performon në skenë me fansen e tij me aftësi të kufizuara

Mediale Vip

Butrint Imeri performon në skenë me fansen e tij me aftësi të kufizuara

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 14:17
Butrint Imeri me fansen e tij

Këngëtari i mirënjohur, Butrint Imeri është padyshim ndër emrat më të suksesshëm të estradës shqiptare.

Edhe sezon verore që po lëmë pas e gjeti artistin të angazhuar me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.

Numër i madh i fansave të tij kanë qenë të pranishëm në pothuajse secilën performancë të tij.

Image
Butrint Imeri me fansen e tij

Një moment i veçantë ka ndodhur edhe në një nga koncertet e tij të fundit, në të cilin Butrinti ka marr në skenë një fanse të tij me aftësi të kufizuara.

Ai ka kënduar disa këngë në shoqëri të saj, duke realizuar kështu një dëshirë të fanses së tij.

Image
Butrint Imeri me fansen e tij

Ndryshe, në një postim në InstaStory, Imeri ka treguar se koncerti i mbajtur së fundmi në Velipojë ishte i fundit për këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat