Keisi merr urimin e veçantë nga Sabiani në ditëlindjen e saj

Mediale Vip

Keisi merr urimin e veçantë nga Sabiani në ditëlindjen e saj

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 06:20
Keisi Medini dhe Sabiani

Keisi Medini festoi  23-vjetorin dhe ndër urimet e shumta që ka marrë nga miqtë, urimi më i veçantë i ka ardhur padyshim nga babai i saj, Sabiani.

Image
Urim

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa ka publikuar një foto ku shihen përkrah njëri-tjetrit, Sabiani ka shkruar disa fjalë të ëmbla.

“Sot do marrësh miliona urime por babi të uron dhe kujdeset për ty çdo ditë. Nuk mjafton një ditëlindje për të kujtuar vlerën tënde në jetën time.

Se jo vetëm ti por tashmë e gjithë bota e di se ti je drita e syve të mi. Falenderoj zotin në çdo moment që kam fatin të jem babi yt Keisi Medini“-ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat