Sozia e Taylor Swift nxirret nga një lokal pasi shkaktoi bujë mes fansave që mendonin se ishte këngëtarja e famshme

Mediale Vip

Sozia e Taylor Swift nxirret nga një lokal pasi shkaktoi bujë mes fansave që mendonin se ishte këngëtarja e famshme

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 19:41
Taylor Swift

Një sozie e Taylor Swift është nxjerrë nga një dyqan në Los Angeles gjatë fundjavës, pasi prania e saj shkaktoi bujë në mesin e blerësve.

Ashley Leechin u rrethua nga fansat kur mbërriti në qendrën tregtare The Grove në Los Angeles, e shoqëruar nga dy roje sigurie.

E veshur me xhinse të gjera, një pulovër kremi dhe kapelë, 29-vjeçarja me siguri bëri pjesën e saj për t’u dukur si këngëtarja e famshme.

Gruaja nga Nashville i Tennessee ishte e gatshme të pozonte me fansat që mendonin se është Taylor.

Megjithatë, gjerat duket të kenë dalë nga kontrolli, pasi një video e shpërndarë në mediat sociale tregonte Ashleyn duke u nxjerrë nga dyqani nga meshkuj të veshur me të zeza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat