Djaloshi nga “Breaking Bad” nuk ka luajtur në një film apo serial për afro një dekadë

Mediale Vip

Djaloshi nga “Breaking Bad” nuk ka luajtur në një film apo serial për afro një dekadë

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 23:41
Ian Posada

Djaloshi që debutoi në hit serialin “Breaking Bad” në vitin 2010 nuk ka pasur një rol filmik apo në ndonjë serial për afro dhjetë vite. 

Aktori meksikano-amerikan, Ian Posada, i cili tash është 20 vjeçar, për herë të fundit ka luajtur në filmin e vitit 2015, “Sicario”, ku pati një rol të vogël.

Krahas serialit të popullarizuar dhe këtij filmi, paraqitja tjetër e vetme – sipas faqes së tij në IMDb – ka qenë në filmin e shkurtër të vitit 2014 me titull “Heirloom”.

Posada e fitoi rolin në “Breaking Bad” kur ishte vetëm gjashtëvjeçar në episodin e 11-të të sezonit të tretë të serialit.

Ai ishte pjesë e serialit të Netflix deri në sezonin e pestë, ndërsa përkundër rolit të rëndësishëm, nuk ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme si aktor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat