Tifozja e famshme kroate: Një grua më sulmoi në një kafene për shkak se i dashuri i saj më shikoi

Mediale Vip

Tifozja e famshme kroate: Një grua më sulmoi në një kafene për shkak se i dashuri i saj më shikoi

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 14:55
Ivana Knoll

Ivana Knoll është ankuar për një situatë të pakëndshme që i ka ndodhur në një restorant ku është sulmuar nga një grua tjetër.

“U sulmova nga një grua e panjohur teksa isha duke pirë çaj me miqtë e mi. Mendova se nuk kisha nevojë për siguri këtu. Ajo më sulmoi sepse i dashuri i saj më shikonte kur hyra në kafene. Më priti për tre orë jashtë kafenesë dhe më pas më sulmoi”, filloi ajo rrëfimin.

“Nuk e vura re as në kafene, për fat e ndaluan miqtë e mi dhe e morën nga unë, nuk e mbanin dot. Ajo thoshte se do të më vriste. Së shpejti erdhi policia dhe e mori në paraburgim.Të dashura gra, dua t’ju pyes se çfarë po ndodh? Si mund të jeni kaq xheloze? Pse nuk mund ta kuptoni që ka një grua që është më e bukur, më e re, më e zgjuar, më e fortë dhe më shumë e suksesshme se të tjerët”, vazhdoi ajo.

Image
Postimi

Nuk ka të bëjë tani me mua, as ju dhe sapo ta kuptoni këtë dhe të filloni të bëheni versioni më i mirë i vetes, do të ndaloni së qeni xheloz. Mos e përcaktoni vlerën tuaj nga një mashkull – ata janë atje për t’ju mbështetur ose për t’ju shkaktuar dhimbje koke – kjo varet nga zgjedhjet tuaja, por ato sigurisht që nuk përcaktojnë vlerën tuaj”, përfundoi Knoll.

Bukuroshja kroate theksojmë se fitoi famë të madhe në Kupën e Botës të vitit 2022.

Image
Postimi

Influencuesja ishte në Katar me synimin e vendosur për të mbështetur vendin e saj në të gjitha ndeshjet e tyre.

Kroacia theksojmë se doli e treta në Kupën e Botës në 2022. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat