Buffon dhe Ilaria D’Amico do të martohen së shpejti: Nuk ka ditë që të mos jem i lumtur me të

Mediale Vip

Buffon dhe Ilaria D’Amico do të martohen së shpejti: Nuk ka ditë që të mos jem i lumtur me të

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 10:05
Buffon dhe Ilaria D’Amico

Gigi Buffon dhe Ilaria D’Amico së shpejti do të martohen. Ftesat nuk janë dërguar ende dhe një datë nuk është caktuar me siguri, por të dy së fundi kanë folur për dasmën e ardhshme. Ish-portieri i Juventusit dhe i kombëtares italiane sigurisht që ia ka propozuar partneres së tij shkuarjen drejt altarit partneres së të tij, tani iu mbetet vetëm të gjejnë datën e duhur.

I pyetur nga Tg1, Gigi Buffon komentoi fjalët e partneres së tij Ilaria D’Amico, e cila në një intervistë me rastin e ditëlindjes së saj të 50-të, kishte parashikuar martesën e mundshme. “Çfarë ka rëndësi është ajo që fshihet pas festës”, – janë fjalët e ish-portierit të Juventusit, i prezantuar së fundmi si kreu i ri i delegacionit axurr.

Dasma ishte ideuar për në qershor të vitit 2024, por mund të shtyhet në kohë duke qenë se Buffon pritet të jetë i zënë me kombëtaren në Kampionatin Europian të Gjermanisë atë periudhë.

 Gigi sigurisht që është shumë i dashuruar me Ilaria D’Amico, me të cilën është çift që nga viti 2014 dhe me të cilën ka një djalë 7-vjeçar, Leopoldo Mattia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat