​Rolling Stones do të lansojë albumin e ri “Hackney Diamonds”

Mediale Vip

​Rolling Stones do të lansojë albumin e ri “Hackney Diamonds”

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Grupi muzikor “The Rolling Stones” do të rikthehet me “Hackney Diamonds”, albumin e tyre të parë me këngë origjinale që nga viti 2005.

Sipas një njoftimi për shtyp, grupi do të lansojë albumin të mërkurën në një ngjarje të veçantë në lagjen Hackney, një vend që është "në zemër të albumit të ri".

E organizuar nga Jimmy Fallon, ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në YouTube, shkruan BBC.

Albumi thuhet se ka një numër yjesh të ftuar, duke përfshirë Paul McCartney, Stevie Wonder dhe Lady Gaga.

Albumi do të jetë i pari i tyre që nga “Blue & Lonesome” i 2016-ës.

“Hackney Diamonds” do të jetë albumi i tyre i parë pa bateristin Charlie Watts, i cili vdiq në vitin 2021 përpara turneut të 60-vjetorit të grupit, pasi vuante nga kanceri në fyt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat